E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat ne Londer sjellin te tjera deme ne naten e trete te dhunes

Nata e trete e dhunes ne ruget e Londres ka mbjelle serish panik dhe frike ne radhet e qytetareve ndersa kryeministri Cameron eshte detyruar te nderprese pushimet per te tentuar rivendosjen e rendit. Te pakten 225 persona jane vene tashme nen pranga ndersa pamjet e ndertesave ne flake luftes mes bandave dhe policise si dhe grabitjeve te dyqaneve kane bere xhiron e botes.

Me qindra te rinj u mblodhen ne distriktin e Hackney duke i vene zjarrin makinave dhe disa ndertesave por kjo ishte pikenisja e nates se trete te dhunes pasi trazirat u perhapen edhe ne pjese te tjera te Londres. Policia doli ne nje konference shtypi kete te marte duke thene se ka arrestuar mes autoreve te dhunes edhe 3 persona per tentative vrasjeje. Keta persona perplasen me makine nje officer policie ne zonen e Brent-it por fatmiresisht ai ndodhet jashte rrezikut per jeten. Bildunterschrift Bristol

Dhuna u perhap jashte kryeqytetit per here te pare ne oret e vona te se henes. Ne qytetin e Birmingham policia kreu dhjetera arrestiume pasi keqberesit shkaterruan dyqane dje grabiten mallra me vlere. Pamjet treguan se dhjetera te rinj u larguan nga dyqanet me kompjutera TV plazma dhe sende te tjera me vlere.

Duke koordinuar nje aksion-pergjigje

Kryeministri Cameron ka patur nje takim urgjent mengjesin e se martes me kreun e Komitetit te Emergjencave COBRA per situaten aktuale. Sekretarja britanike e Brendshme Theresa May eshte kthyer gjithashtu nga pushimet duke kerkuar nga autoritetet vigjilence maksimale. Dhuna qe ka shperthyer ne Londer ne fundjave eshte me e keqja qe ka perfshire ndonje qytet britanik ne me shume se nje dekade. Bildunterschrift Liverpool

Tensionet lokale

Nderkohe tensionet kane mbetur te larta ne zonen e Tottenham epiqendren e shperthimit te dhunes dhe aty ku u vra 29-vjecari i kthyer ne simbolin e protestave vrasje qe tani pas po shfrytezohen nga kriminelet. Mark Duggan nje shofer taksie u vra ne nje shkembim zjarri pasi autoritetet ndaluan makinen e tij. Baba i nje femije 4 vjec Mark vdiq menjehere ndersa policia po heton ngjarjen.

AutorReuters/Aurel Borici

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›