E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wright-Phillips, në radar të PSG-së

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 19:19

Shaun Wright-Phillips është bërë objektiv i ri i Paris Saint Germain. Sipas medieve angleze, respektivisht të përditshmes Daily Mail, klubi francez i ka kërkuar Manchester Cityt informata për mesfushorin e krahut të djathtë.

29 vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2012 me klubin ‘Citizens’.

Ai nuk e ka vazhduar kontratën, pasi që nuk ndihet pjesë e rëndësishme e klubit.

Menaxheri Roberto Mancini nuk e ka aktivizuar rregullisht ish futbollistin e Chelseas, i cili mund t’i bëjë gati valixhet për t’u larguar pas 3 muajsh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›