E Enjte, 5 Nëntor 2026

Wurzburg, somalezi vret me thikë tre persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në në Ëurzburg, të Gjermanisë jugore, ku tre njerëz u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën, disa prej rëndë, nga një sulm me thikë. Agresori ishte një i ri somalez, i cili me një thikë të madhe dhe  i zbathur i sulmoi njerzit në mënyrë krejt të beftë. Policia gjermane njoftoi se sulmuesi sulmoi kalimtarët në Sheshin Barbarossa të qytetit.  Sipas raportimeve të mediave lokale, policia ndaloi sulmuesin duke e qëlluar në këmbë dhe e arrestoi. Mëngjesin e së shtunës banorët në qytetin jugor gjerman të Ëürzburg ndezën  qirinj në një memorial të vogël dhe shprehën  trishtim dhe mosbesim, pasi tre njerëz u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një sulm me thikë “tepër të egër” nga një djalë somalez.  “Kam dëgjuar lajmin në një kanal televiziv natën e kaluar, pak para orës 19:00, e pashë atë në një kanal tjetër, nuk mund ta besoja. Është shumë e trishtueshme. Gjithmonë thuhej se kjo nuk mund të na ndodhë në Ëürzburg, por tani ka ndodhur.”, thotë  Horst, banor i Würzburgut. „Ndikon tek ne dhe është kaq trishtuese që diçka e tillë po ndodh këtu, që njerëz të pafajshëm vriten ose lëndohen. Dhe që njerëzit janë aq të sëmurë psikqikisht sa bëjnë një krim të tillë “, thotë  Monika, banore e Würzburgut. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›