Finalja e SuperBowl 2012

Në mesnatën e sotme do të zhvillohet ngjarja sportive dhe mediatike më e rëndësishme në SHBA: “SuperBowl 2012” ndërmjet Nju England Patriots dhe Nju Jork Xhajants, finalja e futbollit amerikan, që mban përpara televizorit mbi 100 milionë amerikanë dhe miliona teleshikues të tjerë në mbarë botën.
Kur kanë mbetur vetëm pak orë përpara sfidës, lojtarët e Patriots e kaluan ditën me familjen dhe miqtë, ndërsa Xhajants zbritën në fushat stërvitore. Përgatitjet e tyre së Nju Jorkut nuk u ndërprenë as nga defekti në autobusin e skuadrës.
Stërvitja që zgjati afro një orë parashikonte një ecje 48 minutëshe, ndërsa për afro 10 minuta stafi teknik i Xhajants praktikoi situatë loje, duke alternuar skuadrën sulmuese dhe mbrojtëse.
Sulmuesi Ahmad Bredshov nuk shfaqi shenja dhimbjeje gjatë stërvitjes, ndërsa Indianapolis po “zien” nga entuziazmi në prag të shfaqes më të ndjekur sportive të vitit.
Në anën tjetër, Patriots pushuan, megjithatë qëndruan për 90 minuta në stadiumin “Lucas Oil”, për fotot zyrtare të skuadrës për “Super Bowl”-in.
Mbrëmja spektakolare do të nisë me himnin e SHBA-së, të kënduar nga Keli Klarkson, ndërsa gjatë pushimit mes pjesëve, skena do të pushtohet nga këngëtarja Madona.