E Diel, 1 Nëntor 2026

XXL TV neser ne Teatrin Kombetar te Komedise

Sezoni artistik i Teatrit Kombëtar të Komedisë do të çelet me një komedi shqiptare. Mbrëmjen e së shtunës do të ngjitet në skenë komedia “XXL TV” nga dramaturgu Stefan Çapaliku, dhe me regji të Naum Shundit dhe Stefan Çapalikut. Në këtë shfaqje teatrore preket aktualiteti i medias në vend, ku personazhet nëpërmjet portreteve të tyre pasqyrojnë hallet dhe brengat e punonjësve të medias. “Gjithçka do të vijë përmes realitetit skenik dhe atij virtual” na bën me dije, Çapaliku
Personazhet e komedisë do të jetësohen përmes lojës aktoriale të aktorëve të njohur si Bujar Asqeriu, Mehdi Malkës, Olta Dakut, dhe brezit të rij Marsela Lenës, Flaureta Kodrës, Lulzim Zeqos dhe Roland Saro.
Kastriot Çipi, drejtori i këtij institucioni na bën me dije se kjo premierë do të sjellë për publikun diçka ndryshe dhe të munguar për spektatorin kryeqytetas.
Shfaqja “XXL TV” kemi rastin kur teatri merr guximin të hyjë brenda një studioje televizive dhe të qëmtojë imtësisht mënyrën se si realiteti vjen dhe përpunohet brenda kësaj studioje televizive. Janë shtatë aktorë të cilët luajnë 11 personazhe që në këtë veprimin dramatik që nis si komedi dhe mbaron si tragjedi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›