E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu Meta ne Shkoder ne konferencen e LSI-se

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ishte i pranishëm sot në Konferencën e Përgjithshme të kësaj partie në rrethin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se e gjithë klasa politike duhët të tregojë vullnetin për të realizuar endrrën e shqiptarëve, siç është integrimi në BE. “Vetëm politikanët e kanë në dorë këtë proces”, tha më tej Meta, ndërsa bëri thirrje që të lihen me një anë egot personale, dhe të mos vihen mbi interesat e vendit dhe të qytetarëve. Njëkohësisht, gjatë këtij takimi Meta sulmoi kreun e opozitës Edi Ramën si personi që mbajti peng integrimin e vendit për 2 vite rresht. Për të vërtetuar akuzat e tij, kreu i LSI-së iu referua deklaratave positive që po vijnë nga Brukseli për Shqipërinë, në këtë moment kur është arritur paqja politike. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›