Xabi Alonso i hidheruar per demtimin e Fabregas

Edhe pse ne fushe jane kundershtare dhe diten e diele u perballen ne nje prej ndeshjeve me te rendesishme te sezonit, Xabi Alonso shpreh keqardhje te madhe per demtimin e rende te mesfushorit te Arsenal, Cesc Fabregas.
Lojtari i Liverpool ndien keqardhje per patriotin e tij pasi ne radhe te pare, shkaktar i demtimit te Fabregas ka qene pikerisht ai. “Shpresoj qe te sherohet shpejt dhe une e inkurajoj. Me vjen vertete shume keq te shikoj nje shokun tim te demtuar, mbi te gjitha pasi e kam edhe shok ne kombetaren e Spanjes. Shkova menjehere tek ai ne fund te ndeshjes dhe te dy e kuptuam se behej fjale per dicka serioze. Me pas fola serish me te dhe m’u duk ne humor te mire”, shprehet Alonso ne nje interviste per “The Sun”.
Fabregas u demtua ne ligamentet e gjurit gjate ndeshjes Arsenal-Liverpool te mbyllur ne barazim 1-1 dhe mendohet qe ai te qendroje per rreth 3 muaj larg fushave.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code