Xavi: Reali don ta bëjë Messin djalë të keq

Ylli i Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar se e keqja e Realit është se ata me shpikje po mundohen ta bëjnë Messin një djalë të keq. Xavi deklaroj se Messi është një shembull për të gjithë dhe se nuk është në interes të askujt që të flitet keq për të.
"Pas ndeshjes me Realin kam dëgjuar shumë gjëra që fliteshin në publik për Messin. E vërteta është se ato nuk janë aspak të vërteta. E keqja është se Madridi dëshiron që ta bëjë Messin një djalë të keq. Ai është shembull në dhe jashtë fushës dhe se nuk është në interes të askujt që të flitet keq për të" deklaroj Xavi./Indeksonline/