E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukesi synon 3 piket ne Superlige ndaj Vllaznise

E dyta ndeshje e fazës së dytë dhe e dyta përballje larg shtëpisë. Kukësi do të luajë të shtunën në orën 17:00 në Shkodër ndaj Vllaznisë, ndonëse është mësuar të jetë vazhdimisht emigrant, pasi stërvitjet i zhvillon në Tiranë.
Trajneri Armando Cungu, një shkodran, do të jetë përballë të shkuarës.

Pavarësisht se luhet jashtë, Cungu, nuk mendon tjetër përveçse për fitoren.

Pas fitores 3-1 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, kuksianët janë në vendin e katërt në renditje. Synimi është të paktën të mbahet ky vend deri në fund, ndonëse nuk do të jetë e lehtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›