Presidenti i Cagliarit, në burg

Presidenti i skuadrës së Cagliarit, Mauro Cellino është arrestuar sot nga policia italiane. Presidenti problematik disa herë këtë edicion ka qenë në qendër të mediave italiane për problemet me stadium.
Cellino sot është arrestuar së bashku me kryebashkiakun e qytezës Quarte, Mauro Continin dhe një punëtor komunal duke u dërguar në qendrën e paraburgimit.
Ata po akuzohen për tentativën e përvetësimit të fondeve dhe korrupsion, për ndërtimin e stadiumit "Is Arenas" në qytezën ishullore./Indeksonline/