Xhaçka: Në 28 janar, protestë për viktimat

Në datën 28 janar, të gjithë do të mblidhemi për të protestuar paqësisht në vendin ku u vranë demonstruesit, pra përpara selisë së kryeministrisë. Kjo ka qënë deklarata e deputetes Socialiste Olta Xhaçka ndërsa rikujtoi sërisht vrasjen e protestuesve në 21 janar.
Deputetja Xhaçka i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t`i bashkohen në këtë demonstratë opozitës, për t`i bërë homazhet tre dëshmorëve më të fundit të përpjekjeve të shqiptarëve për të ndërtuar një Shqipëri demokratike e të lirë e europiane.