Marty: Raporti nuk bën përpjekje për inkriminim të një shoqërie
“Rezoluta dhe raporti, që bëjnë thirrje për hetime, janë akte të drejtësisë dhe respekt për ata burra dhe gra që jetojnë në këtë vend të vogël, i cili tashmë ka vuajtur kaq shumë”. Ky ka qënë vlerësimi i senatorit zviceran, Dick Marty, gjatë një konference për shtyp.
“Nëse lexojmë pjesën e fundit të raportit, ambicja ime ishte që të jemë një zëdhënës për këto gra të cilat kanë nevjë për prosperitet dhe demokraci dhe të kenë lider që të jenë të drejtë. Komuniteti ndërkombëtar ka investuar në resurse të ndryshme qe ka marrë përgjegjesi për ato pjesë te rajonit . Ndaj duhet të marrin mësim nga ky votim. Nuk ka arsye për ndonjë ndjenjë triumfi.Mënyra sesi na kanë përgjëruar për të gjetur të dashurit e tyre, është diçka që na ka shtyrë për të ardhur deri këtu”.
Marty iu referua këtij raporti duke e cilësuar se çdo fjalë, ka një përmbajtje të caktuar, dhe kjo nuk ishte një përpjekje për të inkriminuar një shoqëri. Njëkohësisht, ai ka bërë thirrje që ky raport të shikohet me vëmëndje, kjo për të mos patur një keqpërdorim.
.