E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish-ushtaraket protestojne

Aleanca Kombetare e ushtarakeve te Shqiperise i eshte drejtuar te gjitha forcave politike parlamentare si edhe te gjithe drejtueseve me te larte te shtetit shqiptar duke kerkuar te frenohet qendrimi fyes dhe diskriminimi ndaj tyre.

Kjo aleance i eshte drejtuar edhe me nje informacion te plote te gjitha perfaqesive diplomatike ne vend ku shpjegon se per 20 vjet me radhe te gjitha qeverite kane genjyer ushtaraket ne reforme.

Sipas kesaj aleance qeveria aktuale eshte me denigruesja ndaj tyre per shkak se nuk zbaton as legjislacionin ne fuqi te miratuar nga parlamenti dhe presidenti i vendit. Sipas ish-ushtarakeve jane duke u shkelur te gjitha normat parimet dhe te drejtat dhe lirite themelore te tyre. Ata i kane kerkuar qe te zgjidhet problemi i tyre i cili zvarritet prej 20 vjetesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›