Tirane rrezik i madh te ngasesh bicikleten

Ky eshte nje perfundim jo vetem i Institutit te Shendetit Publik qe ben cdo muaj matjet e cilesise se ajrit por edhe i ambasadorit holandez ne Tirane i cili sot ne diten pa makina ka treguar sesa e veshtire ka qene per te te ngase bicikleten.
Ju jetoni ne nje nga kryeqytetet me te ndotura te Europes ne nje nga qytetet me trafikun me te ngjeshur ne Europe.Ti japesh bicikletes ne Tirane eshte njesoj si te vrasesh veten.Ndonjehere une dhe dhe gruaja ime behemi trima dhe vendosim te ngasim bicikleten gjate pasditeve.E provuam kete te diel dhe desh vrame veten te pakten tete here.Eshte shume e rrezikshme dhe arsyeja kryesore eshte se shume shqiptare sa vene duart ne timonin e makines i duket vetja mbret i rruges pavaresisht nga rregullat dhe ligjet. Edhe te ngasesh makinen ketu eshte rrezikshmeri thote ambasadori Van den Door.
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka kerkuar qe jo vetem qytetaret por edhe pushtetaret te sensibilizohen per porblemet qe po i shkaktohen mjedisit.
Te dhenat e instiutit te shendetit publik tregojne se pluhuri i respirueshem ne ajer eshte dy deri ne tre here me i larte se normat dhe ka rritje te dioksidit te azotit cka shkaktohet nga cilesia e ulet e karburanteve dhe trafiku. Dhjetera te rinj kane ngare bicikletat dhe kane ecur me patina per disa minuta ne bulevardin Deshmoret e Kombit qe ne menyre te sfoprcuar u mbajt i boshatisur per pak minuta.