E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa: Ne fillim, ndryshimi i sistemit

Partia Socialiste nuk do te kushtezoje voten per ndryshimet kushtetuese te propozuara nga PD, per sa kohe nuk ka nisur ende diskutimi per to. Nderkohe qe PS insiston ne miratimin sa me te shpejte te propozimeve per reformen zgjedhore. "Nuk kemi hyre ne diskutim per te pare se sa keto propozime te reja qendrojne dhe jane te pajtueshme me frymen kushtetuese dhe me nevojen per nje stabilitet me te mire qeverises ne vend dhe kjo kerkon te plote debat, jo thjesht politik", theksoi socialisti Xhafa, i cili kerkoi qe fillimisht te miratohen ndryshimet kushtetuese, qe lidhen me reformen zgjedhore. Ai ka nenvizuar faktin se duhet te fiksohet sistemi, pasi me pas do miratohet Kodi Zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›