Kushtetuta, "mobilizohet" Topi
Rozeta Rapushi
Paketa e propozuar nga Partia Demokratike per ndryshimin e Kushtetutes ka vene ne levizje institucionin e Presidences. Me njohjen e ndryshimeve, per shqyrtimin e tyre jane angazhuan juristet e ketij institucioni, por edhe konstitucionalistet e grupit te te urteve. Kjo pasi nje pjese e neneve qe selia blu kerkon te ndryshoje, nderhyjne direkt ne kompetencat e Presidentit, duke filluar nga menyra e zgjedhjet se tij e deri te dekretet qe kreu i shtetit jep per projektligjet.
Levizja
Paketa e PD per ndryshimin e Kushtetutes do te jete pjese e debateve te gjera politike. Jo vetem ne kuvend, por dhe ne institucionet qe ajo prek. Nje prej konstitucionalisteve, Luan Omari, u shpreh dje, per gazeten, se po njihet me kerkesen e PD-se per te ndryshuar Kushtetuten dhe vetem pas saj do te mund te jape vleresim per nenet qe sugjerohet te ndryshojne. "Jane kerkuar shume ndryshime per t'u bere ne Kushtetute. Duhen pare me kujdes per te dhene nje vleresim", u shpreh Omari. Nderkohe qe dhe kabineti i Presidentit Bamir Topi eshte duke shqyrtuar propozimet qe jane bere nga selia blu per te ndryshuar nene te ligjit themeltar te shtetit, qe prekin direkt kompetencat e kreut te shtetit nga menyra e zgjedhjes se tij e deri te dhenia e pelqimit apo jo per projektligjet dhe dekretet e firmuara prej tij, nepermjet kunderfirmave qe kerkon ndryshimi i paraqitur nga demokratet. Ajo cka mundi te siguroje konstitucionalisti i njohur, Omari, ishte se ndryshime te tilla do te hasin debate te medha, por dhe diskutime te gjata. Duke marre parasysh se aktualisht Kuvendi eshte i perfshire ne nje debat qe kerkon domosdoshmerisht dhe ndryshime ne Kushtetute, si ai per reformen zgjedhore. Ne nje kohe kur per keto ndryshime, forcat e medha politike, PD-PS, kane rene dakord, paketa e PD per te tjera nderhyrje ne Kushtetute ka sjelle jo pak reagime. E cuditur mbeti dhe PS, e cila negocioi per ta ndryshuar vetem per reformen zgjedhore, duke kerkuar kohe per te pare propozimet e reja. Kryetari i Grupit demokrat, Astrit Patozi, tha dje se PD eshte e hapur per diskutime e variante nga forcat e tjera politike. Por, sipas tij, ndryshimet ne Kushtetute per keto ceshtje jane te domosdoshme.
Vetem dy dite me pare, PD depozitoi ne Kuvend kerkesen per te ndryshuar 8 nene te Kushtetutes, jashte reformes zgjedhore. Ndryshime qe prekin nder te tjera dhe institucionin e presidences. Demokratet propozuan formule te re per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Formule qe nuk lejon bllokimin dhe shperndarjen e parlamentit ne rast moszgjedhjeje te kreut te shtetit me 84 vota, ose 3/5 e Kuvendit.
Sipas PD, zgjedhja e Presidentit te behet me pese raunde si aktualisht, por me ndryshimin qe ne raundin e peste zgjedhja e tij te behet me shumice te thjeshte votash, pra 70+1 ne parlament. Jo si eshte aktualisht me 3/5, qe duhen 84 vota. Numer qe kerkon konsensus te gjere ne parlament per te zgjedhur te parin e vendit. Por, nga ana tjeter, PD kerkon qe t'i heqe kreut te shtetit dhe ekskluzivitetin e dhenies se dekreteve vetem me firmen e tij. Me nje modifikim ne nenin 93 te Kushtetutes, PD kerkon qe te shtohet se dekretet e Presidentit kunderfirmohen nga Kryeministri apo ministri perkates. Me perjashtim vetem ne rast te shperndarjes se Kuvendit. Ne propozimet e reja, demokratet propozojne dhe kufizimin e mandatit te Prokurorit te Pergjithshem. Mazhoranca kerkon qe Kryeprokurori te kete nje mandat pesevjecar, me te drejte rikandidimi. Nje tjeter ndryshim behet dhe per mocionet e besimit ndaj qeverise dhe mosbesimit per Kryeministrin. Ne ndryshimet e reja per Kushtetuten, PD i jep te drejte Kryeministrit qe te kerkoje mocion besimi per Keshillin e Ministrave, madje dhe te kerkoje shperndarjen e parlamentit ne rast se nuk merren votat e duhura. Ndersa, per sa i perket mocionit te mosbesimit ndaj Kryeministrit, demokratet sugjerojne qe mocioni te kerkohet nga 1/5 e deputeteve.