E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: Imuniteti, çështje e mbyllur për ne. Deklaratat e mazhorancës, një marrëzi politike

Partia Socialiste ka shprehur sërish qëndrimin e saj për heqjen e imunitetit, duke theksuar se nuk do ta votojë ligjin pa u miratuar më parë nisma e saj për ndryshimet kushtetuese.

Në një konferencë për shtyp, sekretari për çështjet ligjore Fatmir Xhafa theksoi se për PS-së, heqja e imunitetit është një problem i mbyllur, pasi do të të votohet, ndërsa sipas tij, deklaratat e mazhorancës nuk janë gjë tjetër veçse një marrëzi politike e saj.

Të bëjmë ndryshimet kushtetutese dhe më pas le ta votojmë. Ne i kemi paraqitur Kuvendit një paket me amendamentet tona që nuk ka të bëjnë me makiazhin e sistemit por me thelbin e tij. Kush do drejtësinë e pavarur, gjyqtarët e paanshëm le t`i votojë amendamentet kushtetuese të propozuara nga ne. Kush do barazim para ligjit le të votojë amendamentin tonë kushtetues. Kush do t`i japë fund praktikës të shëmtuar të shit-blerjes së gjyqtarëve le të votojë amendament tona kushtetuese ka theksuar Xhafa.

Deputeti socialist Xhafa, i ka bërë gjithashtu apel mazhorancës të reflektojë për paketën e opozitës dhe të japë votën e saj për to.

Vota ndaj amendamenteve të PS për ndryshimet kushtetuese është votë për barazinë para ligjit, për drejtësi të pavarur, eficente dhe transparente. Ne shpresojmë që ata të reflektojnë dhe të votojnë amendamentet tona dhe ti bashkohen nismë sonë tha Xhafa.

Xhafaj që theksoi se Berisha akuzon me pa të drejtë opozitën si bllokuese të integrimit të vendit, duke u përpjekur ta tregojë atë të keqe, sië është qeveria.

Motoja e tyre është, qeveria është e keqe, por dhe opozita po ashtu. Kjo është teknologjia për të vrarë shpresën dhe vetë të nesërmen. Dua të bëj paralajmërim se në ditët në vazhdim, maxhoranca do vijojë akuza se opozita i pengoi procesin e integrimit, ju duhet alibi për të hedhur pas kurrizit mëkatin e tyre të rëndë.  Ata thjesht nuk duan Shqipërinë, tha Xhafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›