E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani, ftesë me sms opozitës për vizitën e tij në Kosovës

Bujar Nishani nisi ditën e djeshme një vizitë tre ditore në Kosovë dhe si shoqërues ka marrë një shpurë të tërë, ku përfshihen ministra dhe deputetë të mazhorancës. Ajo që ra në sy, ishte fakti se në këtë delegacion nuk bën pjesë asnjë deputet i opozitës, siç do duhej të ndodhte normalisht.

Dhe, arsyeja është se nuk ka dërguar asnjë ftesë zyrtare për deputetët socialiste. Kjo gjë pohohet nga deputeti Erion Braçe. Mësohet se Nishani ka bërë një ftesë për deputetët socialistë, por këtë e ka bërë me anë të një sms-je!!!. Pra, pa ftesë zyrtare, por me sms!

Presidenti i Republikës ka shkuar pa opozitën në Kosovë!

Sot ka mbushur median me faktin se PS ka “bojkotuar” vizitën e tij në Kosovë.

E dini si e provon këtë? I ka çuar sms kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi!!

Kulmi! E kuptoni seç president kemi? E fton opoziten me sms.

E vërteta është se opozita nuk ka patur asnjë ftesë zyrtare për të qenë në delegacionin e Bujarit në Kosovë!

Nëse ne kemi një president banal, që vepron banalisht e shkakton skandale në Kosovë e Shqipëri, opozita nuk ka asnjë arsye të pranojë banalitetin e tij virtual e real, shprehet deputeti Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›