Xhafaj: Pakti per integrimin i negociueshem Rozeta Rapushi
Paketa prej dhjete pikash, e bere publike, pak dite me pare si "Pakti per Shqiperine si gjithe Evropa", nga kreu socialist Edi Rama, eshte e negociueshme. Ndonese deri me sot, kryetari i selise roze, eshte shprehur vetem se eshte dakord qe nje pakt te tille, te propozuar prej tij, opozita ta firmose menjehere. Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, tha dje: "Opozita eshte e gatshme per bisedime dhe paketa eshte e negociueshme". Duke lene keshtu hapur mundesite per ndryshime ne te. "Nuk eshte ceshtje pikash dhe numrash. Mundet mazhoranca te kete nje qasje tjeter per disa nga keto elemente, ose mund te kete propozime te reja. Kryetari i PS-se, drejtuesi i grupit parlamentar socialist, vete grupi ka shprehur qartazi qe ky eshte nje projekt teresisht i negociueshem, dhe eshte i hapur qe secila nga palet te kete mundesine te beje sugjerimet e veta permiresuese. Ne nuk jemi duke bere nje pakt me Sali Berishen, nuk jemi duke bere nje pakt me qeverine, por nje pakt me kushtetuten, ne respekt te kushtetutes dhe te ligjit me qytetaret e ketij vendi", u shpreh dje, sekretari ligjor i PS-se, Xhafaj. Sipas tij, pakti i propozuar nga Rama dite me pare, eshte ne interes te vendit dhe mazhoranca duhet ta marre seriozisht, pasi varet integrimi i vendit. "Ky draft eshte ne interes te vendit, mazhoranca duhet ta marre shume seriozisht konsensusin qe ofron opozita permes ketij drafti, i cili zgjidh krizen, por mbi te gjitha eshte ne interes te shqiptareve, pasi kjo vlen per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian", vijoi Xhafaj. Ne kete kuader, deputeti socialist tha se opozita eshte e gatshme per bisedime me mazhorancen, ndersa drafti do te diskutohet te enjten, ne seancen plenare te radhes. "Paketa jone eshte e negociueshme, nese mazhoranca ka vullnetin per t'u ulur ne diskutime. Ne jemi te gatshem qe per ato pika qe ajo nuk bie dakord, ne te futemi ne diskutime per te gjetur nje zgjidhje me te mire, pasi kemi depozituar ne kuvend draftin dhe ta diskutojme ate ne seancen plenare te se enjtes. Mazhoranca duhet ta marre shume seriozisht", sqaroi socialisti. Sekretari per ceshtjet ligjore ne seline roze, i beri thirrje mazhorances qe te heqe dore nga politika e konfliktualitetit dhe te marre ne konsiderate 10 propozimet, te cilat nuk duhen interpretuar si kushte. Madje, Xhafaj sqaroi dhe disa prej pikave qe sipas tij duket se jane keqkuptuar. "Ka nje keqkuptim ne ate propozim te bere nga ana e opozites. Nuk ka ne menyre eksplicite ne ate projekt, nje propozim te adresuar per ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Kjo eshte e verteta. Nese mazhorances i djeg pikerisht kjo gje, dhe jep pergjigje per nje gje qe s'ia kerkojne, kjo eshte nje ceshtje tjeter, jo nje ceshtje qe u perket propozuesve", u shpreh socialisti.