E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: Sulmi i PD-së ndaj Presidentit, politik

Deputeti socialist Xhafaj theksoi se sulmet “përkojnë me reagimin e Presidentit ndaj ligjit të SHISH-it dhe faktit që ai la të kuptohej që edhe nëse ligji do të miratohej Presidenti do ta kthente pas këtë ligj.”

Përveç kësaj sulmi lidhet dhe “me faktin se janë kthyer disa kandidatura dhe nuk janë pak ,por vetëm 4 janë në Gjykatën Kushtetuese për t’u risjellë në parlament, pra është edhe një lloj paralajmërimi për to. Natyrisht janë dhe problemet e brendshme që ka Partia Demokratike” theksoi Xhafaj duke shtuar se nuk sheh ndonjë pengesë në mbarëvajtjen e punës në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa lidhur me ligjin organik për këtë institucion Xhafaj theksoi se “para se zotërinjtë e PD të flasin për një ligj organik për presidentin e cili në parim nuk ka pse të kontestohet duhet të kthejnë mbrapsht atë që kanë bërë në rregulloren e Kuvendit, duhet të propozojnë një ligj organik jo vetëm për presidentin, por edhe për Kuvendin, dhe ta shohin këtë si një pjesë tërësore kushtetuese që lidhet me forcimin e fuqizimin e pavarësisë të institucioneve kushtetuese në respekt të ligjit dhe në funksion për të thelluar reformën në drejtësi e cila vazhdon të mbetet një retorike boshe”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›