Xhafaj: Të futet në komision ligji për dëmshpërblimin

Greva e ish-të burgosurve politikë ka qënë sërish objekt debati në komisionin e ligjeve.
Partia Socialiste ka kërkuar sot përfshirjen e menjëhershme në axhendën e komisionit të ligjeve, të projektligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politik.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka theksuar se ky projektligj ndodhet në komision që prej muajit janar dhe ende nuk është miratuar.
Xhafaj gjithashtu ka kërkuar shpjegime se përse ministri i drejtësisë Eduart Halimi nuk i është përgjigjur kërkesës së PS-së për seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve.
“Kemi kërkuar nga ministri Halimi të japë shpjegime për situatën e krijuar me ish-të përndjekurit politik” tha Xhafaj.
Ndërkohë greva e urisë e ish-të burgosurve politik ka hyr sot në ditën e 18-të ndërsa Gjergj Ndreca, grevisti i cili tentoi dje të vetëdigjet ndodhet në QSUT, në terapi intensive.