E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj mund Skenderbeun

Daniel Xhafaj ka shkaterruar Skenderbeun duke shenuar 1 gol dhe duke qene iniciatori i 2 te tjereve ne fitoren 4-0 te vlonjateve.

Kuqezinjte e drejtuar nga Magani kane bere nje superndeshje perballe korcareve te Muces te cilet cuditerisht ne kete sfide nuk u paraqiten si nje skuader pretendente per titullin kampion.

Avantazhi erdhi shume shpejt ne minuten e 5 Xhafaj ka ekzekutuar ne menyre perfekte nje goditje denimi duke bere qe topi te perfundoje ne rrjete.

U mendua se Skenderbeu do te reagonte pas ketij goli por korcaret ishin vetem hija e vetvetes se tyre ne fushe. Ne fillimin e te dytes nje 11 metersh shume i dyshimte i dhene nga Taullai ne favor te Flamurtarit u shnderrua ne gol nga Sakaj nderkohe qe Skenderbeu tashme i rene psikologjikisht do te luante rreth 40 minuta me 10 lojtare per shkak te ndeshkimit me karton te kuq te Dragushes. Goli i trete erdhi ne minuten e 66 me autor Prognin ndersa ai i fundit me Bajevskin.

Ky poker ndaj rivaleve direkt e ka ngjitur skuadren e Flamurtarit ne vendin e dyte me 22 pike 1 me pak se Dinamo kryesuese ndersa Skenderbeu zbret ne te 3 me 19 pike.

Eumlshte rikthyer me ne fund tek fitorja edhe Vllaznia e cila ka mundur 3-0 ne Loro Borici Elbasanin. Kane mjaftuar vetem 45 minutat e para qe shkodranet te marrin 3 piket e shume deshiruara me golin e Nallbanit dhe dopjeten e Vioresin Sinanit dhe te ngjiten ne vendin e 6 me 14 pike.

Java e 10 e Superliges do te mbyllet te henen me sfiden Teuta ndash Bylis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›