DEKLARATAT E TRAJNERVE
Shkumbini-Tirana 1-3
Agim Canaj
Pas ndeshjes trajneri i Shkumbinit Agim Canaj u shpreh Ka qene nje sfide me te vertete e veshtire per ne. Nuk e mendoja te shkonte ne kete rrjedhe. Them keshtu pasi te dyja pjeset e lojes kane qene tablo krejt te ndryshme dhe jo shume te qarta. Ekipi deri ne minuten e 65-te mund te them se kishte pjesen e tij te mire cka shfaqet edhe ne rezultatin e saj. Me pas ka qene pesimi i golit te pare qe e prishi ecurine tone.
Nevil Dede
Ndeshja midis Shkumbinit e Tiranes eshte zhvilluar ne nje ambient perfekt qofte persa i perket terrenit e gjithashtu aspekteve te tjera. Ne e nisem takimin disi te shkujdesur dhe nga kjo perfituan vendesit te cilet ne te vetmin rast te rrezikshem na ndeshkuan. Gjithsesi skuadra tregoi karakter
dhe per kete dua ti falenderoj djemte te cilet arriten qe fale lojes se tyre ta kthejne rezultatin. - tha Nevil Dede.
DINAMO-LAI 3-3
Luis Blanko
Trajneri i Dinamos Luis Manuel Blnako u shpreh se hapi fals ne shtepi ndaj Lacit erdhi si pasoje e gabimeve ne fushe.
Laci eshte nje ekip qe luan mire dhe kete e tregoi ne fushe ndersa ne beme shume gabime. Prandaj ky eshte nje rezultat i drejte nisur nga ato cka dhame ne fushe. Ne beme nje loje te mire por gabimet i paguam shtrenjte - tha Blanko pas takimit.
Stavri Nica
Trajneri i Lacit Stavri Nica i eshte gezuar barazimit te marre ndaj Dinamos ne transferte. Dinamo eshte nje skuader qe di te luaje futboll dhe kete e tregoi ne fushe. Megjithate ne beme me te miren ndaj saj. Kjo ndeshje i sherben kampionatit tone per modelin qe ofron Dinamoja ne fair-play - u shpreh Nica pas ndeshjes.
BESA-KASTRIOTI 0-0
Perparim Daiu
Trajneri i Beses Perparim Daiu deklaroi se pas barazimit te marre ndaj Kastriotit do te rishikoje pozicionin e tij ne krye te pankines. Beses i mungon njeriu-gol. Jam shume i zhgenjyer nga kjo situate prandaj kam ndermend ta rishikoj pozicionin tim. Do te flas edhe me kreret e klubit sepse fatkeqesisht keshtu nuk vazhdoj dot me - tha trajneri i Beses.
Ramazan Ndreu
Trajneri i Kastriotit eshte i kenaqur me barazimin e marre ne Kavaje. Ne kemi zhvilluar nje ndeshje te mire dhe une jam i kenaqur me rezultatin qe morem. Duke pare dhe mungesat e shumta qe kishim ne formacion ky rezultat na kenaq. Raste per shenim kishte nga te dyja skuadrat prandaj barazimi ndoshta ishte rezultati me i drejte per kete 90-minutesh - tha trajneri.