E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Interi nuk shkon me shume se barazimi me Breshian sot Lacio-Roma

Kampionet e Italise dhe te Evropes nuk kane mundur te marrin me shume se nje barazim 1-1 ne ndeshjen e djeshme kunder Breshias. Miqte shenuan te paret me ane te Karacolos ne minuten e 14 te pjeses se pare ndersa per zikaltrit arriti te barazoje i perhershmi Eto me ane te nje penalltie ne minuten e 73. Pasditen e sotme do te zhvillohet derbi midis Romes dhe Lacios ne Olimpiko. Verdhekuqte do luajne kunder bardhekalterve pa kapitenin e tyre Francesko Toti i cili eshte i pezulluar. Lacio vjen si rrallehere ne kete derbi si kryesuesja e Serise A. Skuadra e Edi Rejes ka humbur vetem nje here ne kete sezon me Sampdorian. Pavaresisht se priten tensione te shumta per shkak te perplasjes se tifozerise edhe spektakli do jete padyshim i garantuar. Ne sfidat e tjera Juventusi do prese ezenen ne Torino Milani do udhetoje drejt Barit ndersa Sampdoria do luaje ne shtepi kunder Katanias. Nderkaq ne perballjet qe jane zhvilluar diten e djeshme Bolonja ka fituar 2-0 me gola qe jane realizuar vetem ne pjesen e dyte fale Di Vaios dhe Gimenez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›