Zejnullahu dënohet me dy ndeshje moslojë

Prishtinë, 1 shtator - Sulmuesi i Prishtinës, Faton Zejnullahu, është dënuar me dy ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Komisioni Diciplinor është mbledhur të martën. Zejnullahu është dënuar pasi në ndeshjen e javës së tretë kundër Besës është ndëshkuar me karton të kuq për fyerje të arbitrit anësor. Ndeshja mes Besës dhe Prishtinës përfundoi me fitoren e skuadrës pejane me rezultat 3:1. Ndërkohë sekretarit të Trepçës, Hajrullah Haxhiu, i është vazhduar suspendimi deri në kompletimin e materialit. Sipas komisionit disiplinor Haxhiu nuk e ka dërguar deklaratën e tij në FFK dhe për këtë arsye suspendimi i është vazhduar deri në javën tjetër.