E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferraj ndërpret fushatën e PD në Durrës: Baza kërkoi kandidimin tim

DURRES - Ferdinand Xhaferraj, i cili kryesoi listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në 2009-ën në qytetin e Durrësit, i kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare”, nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj mospërfshirjes në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit. “Baza e ka pritur sërish kandidimin tim, ju e dini këtë, por nuk kam koment.

‘No coment’, do t’u them të gjithëve në këtë situatë”, - tha Xhaferraj. Ndërkohë burime brenda degës lokale të Partisë Demokratike bënë me dije se “në bazë të seksioneve të ndara për titullarët e PD-së që menaxhojnë fushatën elektorale, Xhaferri mbulonte 30 qendra votimi, konkretisht një pjesë të zonës së Shkozetit, Kënetës, Spitallës dhe Porto–Romanos. Tani ai e ka braktisur komplet fushatën”, - u shprehën këto burime për GSH.

Edhe deputeti tjetër i PD-së, Sybi Hida nuk është përfshirë në listën e kandidatëve të 23 qershorit, por ai deklaroi dje për “Gazeta Shqiptare” se nuk e ka kompleks që të jetë deputetet. Ai bëri të ditur se është në fushatë çdo ditë dhe i intereson fitorja e PD-së për një mandat të ri qeverisës. “Nuk e kam kompleks që të jem deputet. Unë jam në fushatë çdo ditë dhe po bëj fushatë, dhe për mua është e rëndësishme që të fitojë PD-ja edhe në zgjedhjet e 23 qershorit”, - deklaroi Hida.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›