Xhaferri: 36 për qind më shumë turistë
Ne nje konference per shtyp ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferri e konsideroi si nje vit te suksesshem 2009-en duke deklaruar dhe nje rritje te numrit te turisteve prej 36 per qind nga muaji janar-nentor, krahasuar kjo me vitin 2008. Pa diskutim ne kete ministri vleresoi qeverine shqiptare si donatorin kryesor dhe punen e agjencise se turizmit.
"Ne 11 muaj qe lame pas, periudha janar-nentor 2009 krahasuar jo me
vitin 2005, po me vitin 2008, 11 mujoret respektive konfirmojne qe
numri i turisteve qe kane vizituar Shqiperine ka nje rritje prej 36 per
qindesh, nje shifer kjo impresionuese. Kyci i suksesit per kete rritje
te ndjeshme te numrit te turisteve, donatori kryesor ka qene investimet
e qeverise shqiptare ne infrastrukture", tha Ferdinand Xhaferri,
minister i Turizmit. Me tej Xhaferri tha se sherbimet dhe investimet kane garantuar kete hov
te turizmit, por ne kemi ende sfida te tjera, dhe cfare do duhet te
bejme me mire.
Vilma Masha
< I mëparshmi