E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurimi i Piramidës, Kuqi: Mermeri ishte dekompozuar

Pllakat me te shtrenjta te mermerit te cilat kane mbuluar per 20 vite me radhe siperfaqen e jashtme te Piramides, do te zevendesohen nga pllaka te thjeshta. Sipas drejtuesit te punimeve, keto pllaka mermeri jane dekompozuar dhe do te zevendesohen me te tjera, ndersa ky mermer po trajtohet si mbeturine inerte...

"Gjithe piramides do ti hiqet mermeri, i cili eshte i dekompozuar
plotesisht, dhe do te vishet me pllaka te cilat do perzgjidhen nga
arkitektet dhe KRT-ja e bashkise. Jane bere disa tentativa qe
arkitektet te krijonin imazhin per paraqitjen e ketyre planeve te
pjerreta dhe kaq. Mermeri do hiqet, sepse do izolohet pasi fut uje, dhe
ky mermer qe hiqet eshte i copetuar dhe eshte cuar ne pikat e
grumbullimit te mbeturinave", thote Astrit Kuqi, inxhinier.

Ndersa sipas drejtorit te QNK-se Muje Bucpapaj, punimet e piramides nuk
kane perfunduar per arsye te tjera qe nuk varen nga firma.. "Shkaku i
pare eshte qe nuk eshte liruar dhe shkaku i dyte eshte qe bashkia e
Tiranes nuk e jep lejen e ndertimit. Megjithese jane kaluar disa here
neper zyrat e bashkise, ka aplikuar Ministria e Kultures sepse ajo
eshte investitori kryesor, ka kryer tenderin nderkombetar te projekt
idese, ka kryer tenderin e zbatimit", ben te ditur Muje Bucpapaj,
drejtor i QNK-se.

Nderkohe ne faqet e jashtme te piramides jane vene disa lloje pllakash
per prove, qe me pas te vendoset se me cilen prej tyre do te mbulohet e
gjithe siperfaqja...

Vilma Masha

< I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›