Xhaferri: Deklarata ime është nxjerrë nga konteksti
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi ka theksuar se deklarata e tij e transmetuar në KTV është nxjerrë nga konteksti, në deklaratë thuhej se Prishtina nxit shqiptarët në Maqedoni.
Në deklaratën e tij Xhaferri është shprehur se, ka mundësi të vinë edhe deklarata radikale lidhur me situatën në Maqedoni nga ndonjë subjekt në Kosovë.
Ndërsa lidhur me sugjerimin e z. Xhaferri për klasën politike në Kosovë të merret me veriun e Kosovës , realiteti është se z. Xhaferri konfirmon qëndrimin se zgjidhja e çështjes së veriut të Kosovës është vetëm në favor të stabilitetit të rajonit.
“Mbyllja e kësaj çështje do ti jepte mundësi edhe më të mëdha Prishtinës zyrtare të interesohet për situatën në Maqedoni, gjë, e cila është shumë legjitime”, thuhet në një komunikatë të kabinetit të tij.
"Qëndrimet e nxjerra nga konteksti në raportin e televizionit KTV, nga deklarata e z. Xhaferri, janë absurde duke marrë parasysh se janë në kundërshtim edhe me marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore dhe ndërqeveritare të Republikës së Kosovës dhe të Maqedonisë, e sidomos me angazhimin permanent të subjektit politik të cilin z. Xhaferri përfaqëson, Bashkimi Demokratik për Integrim, subjekt i cili gjithmonë është angazhuar jo vetëm për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por edhe për njohjen dhe zhvillimin sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës", thuhet në reagimin e zyrës për informim të zv. kryeministrit Xhaferri.
(ar.si/BalkanWeb)