E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, satelit në orbitën e humbjes, e votojnë më pak se 40% e socialistëve

26-03-2012 / Gazeta 55

“Platforma politike e kryesocialistit është Bamiri dhe Kreshniku – përbëjnë UFO platformën”


Shefi i ekzekutivit Sali Berisha analizoi sot në mbledhjen tradicionale të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zhvillimet kryesore të politikës, duke u ndalur specifikisht te diskutimet e  reformës zgjedhore dhe amendimi i Kodit elektoral. Kreu i demokratëve tha se reforma zgjedhore do përfundojë brenda afateve ligjore, duke respektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR si dhe propozimet e partive politike, me qëllim që më parë të kalojnë te misioni i ODIHR. Sipas kryeministrit, mazhoranca ka vullnetin e plotë për ta finalizuar reformën zgjedhore sa më shpejt ndërsa çështjet e mëdha tanimë janë diskutuar. “Në reformën zgjedhore janë bërë grupet e ngarkuara në përputhje me me vendimin e parlamentit. Kanë bërë një punë të rëndësishme dhe paketa sipas çështjeve të mëdha janë miratuar prej tyre. Ajo që dua të theksoj është se nga mazhoranca ekziston një vullnet i plotë për ta finalizuar këtë reformë në kohën më të shpejtë të mundshme. Është e mundshme të finalizohet pasi ka një risi sepse kemi këtu ekspertizë të shkëlqyer nga ekspertët e ODIHR-it në fushën e zgjedhjeve, që njohin doktrinën elektorale dhe debatet që mund të lindit për problemtaika të tilla sheshohen pasi eksperica e ekspertëve të ODIHR-it është shumë e gjerë dhe ata njohin praktikat elektorale të mbarë botës. Është përgatitur paketa e përgjegjësive, do japin opinionin e tyre ekspertët e ODIHR-it në lidhje me dënimet e kërkuara nga opozita dhe ne do ti votojmë nëse ato aprovohen nga ekspertët. Nuk ia vlen të votojmë dëmime shumë të larta në krahasim me veprën, por ky është një kompromis që mund të bëhet”- u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë akuzoi kryesocialistin Edi Rama se nuk është lider i vërtetë, pasi sipas sondazheve, vetëm 40% e socialistëve do ta votonin. Sipas kryeministrit, për këtë shkak vëmendja është postuar te Bamiri dhe Kreshniku të cilët përbëjnë UFO platformën, që kryesohet nga sateliti në orbitën e humbjes, Edi Rama. “Ua them me siguri të plotë, vetëm 40% e socialistëve do ta votonin Ramën, ndaj është postuar vëmendja te Bamiri dhe Kreshniku dhe të UFO platforma. Por e vërteta është se ata i rrëzojnë dy-tri deputetë atij. Nuk mund të flas për qëndrimin e Ramës pasi ai është satelit në orbitën e humbjes. Që të gjitha variantet e tij nuk e nxjerrin dot nga ajo orbitë. Imagjinoni njeriu që ka 8 muaj që u thotë bashkëpunëtorëve të mi do fitojmë nga kuq e zitë, por lideri nuk e bazon fitoren tek realitetet inekzistente, por te pushtimi i mendjes dhe zemrës së qytetarëve”- deklaroi Berisha. Gjithashtu kreu i qeverisë iu referuar edhe listës së zgjedhësve, numërimit të votave në Tiranë dhe numrinin e votuesve. “Amendamenti i opozitës për listën e zgjedhësve është kërkuar nga Chavez në Venezuelë. Por, gjykatat nuk lejojnë të përdorësh listën si një mekanizëm përjashtimi. Unë besoj se edhe këtu OSBE/ODIHR do të japin mendimin e tyre. Ka boshkllëk për zgjedhjet lokale, mënyra e votave të hedhura gabim. Tani përcaktohet qartë procedura e trajtimit të tyre sipas Kodit të Komisionit të Venecias dhe IFES”- tha ai, ndërsa ka shtuar se numërimi i votave në Tiranë ka qënë kërkesë e Ramës, por sipas tij duhet të shtohen edhe qendrat e numërimit. Berisha e ka cilësuar gjithashtu si të drejtë rritjen e numrit të votuesve në qendër, por sipas tij ky vendim duhet të arrihet bashkë me një detyrim që të sigurohet transporti për ata zgjedhës, të cilëve do tu heqim qendrën e votimit aty ku është. “Nëse nuk ekziston vullneti për të justifikuar disfatën e ardhshme në vitin 2013, nëpërmjet mungesës së zbatimit të rekomandimeve besoj se reforma mund të kompletohet në një kohë rekord”- tha ai.


Shqipëria, vend i tolerancës dhe lirive të garantuara
Kryeministri Berisha e ka cilësuar deklaratën e zv/ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahiu për zhvillimin e paradës së homoseksualëve në Tiranë si përgjigje aspak mbretërore. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha theksoi se Tirana është qytet i tolerancës dhe Shqipëria vend i lirive të garantuara. “Orientimi seksual është një realitet sa vetë lashtësia, realitet që ekziston pavarësisht nga besimet apo bindjet politike. Tirana është një qytet i tolerancë dhe i qëndrimeve të garantuara. Pavarësisht asaj që kanë thënë aleatët, asnjë parti nuk ka dajakun në platformë”- tha ai. Berisha theksoi se në asnjë rrethanë nuk ka çështje që mund të pranohet intolerancë. “Ky është një vend i lirë ku njerëzit duhet ta ndiejnë veten të lirë me qëndrime dhe bindje të ndryshme të përcaktuara në kuadrin ligjor të vendit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›