E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Kriza, jo pengesë për zgjerimin e BE-së me Ballkanin

Kriza ekonomike nuk e pengon zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur kreu i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Sipas tij Bashkimi Evropian po synon t'i siguroj vendet, që shpresojnë të anëtarësohen në BE, se zgjerimi do të vazhdoj edhe përkundrejt krizës me borxhe.

"Kriza aktuale nuk mund të jetë arsyetim për mos vazhdimin e përpjekjeve tona për bashkimin e familjes evropiane, veçanërisht me vendet e Ballkanit",deklaroi Barroso.

Ai gjithashtu theksoi se BE-ja do ta shtyjë përpara zgjerimin, pasi ekzistojnë kritere objektive, që vendeve u mundësojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›