Xhamajkë, gjendje e jashtëzakonshme pas sulmeve ndaj policisë
Qeveria xhamajkane shpalli të dielën gjëndjen e jashtëzakonshme në disa pjesë të kryeqytetit të saj Kingston, pas të shtënave dhe sulmeve me bomba në stacionet policore nga mbështetësit e një bosi të drogës, i cili do të përballet me ekstradimin në SHBA. Gjendja e jashtëzakonshme mbuloi Kingstonin perëndimor dhe zonën e St. Andrew, ku personat e armatosur qëlluan në dy stacione policore dhe i vunë zjarrin një tjetri. Personat që sulmuan stacionet policore dyshohet të jenë mbështetës të Christopher "Dudus" Coke, të cilin qeveria kërkon ta ekstradojë në SHBA pas kërkesës së këtyre të fundit. Si pasojë e sulmeve një polic është plagosur. Rrugët në Tivoli Garden në zonën e Kingstonit perëndimor, ku Coke mendohet se fshihet u bllokuan të gjitha thanë dëshmitarët.
Departamenti i shtetit amerikan ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët e tij rreth gjëndjes së dhunshme në Kingston. Ishujt Karaibe janë janë tepër të populluar nga turistët amerikanë dhe atyre europianë. Tensionet në Xhamajkë u rritën gjatë javës së kaluar, pasi kryeministri Bruce Golding njoftoi se do të fillojë procedurat për ekstradimin e Coke, i cili kërkohet në Shtetet e Bashkuara nën akuzat për shpërndarje të kokainës dhe të trafikimit të armëve.