E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e Tiranës, sot shpallet fituesi

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka prezantuar sot pesë studiot të cilat vazhdojnë konkurimin mes tyre, për projektin e Xhamisë së Tiranës dhe Muzeut të bashkëjetesës fetare. Kompania fituese pritet të shpallet sot, ndërsa kreu i Bashkisë, Rama tha se ky moment nuk ka të bëjë me fushatën elektorale.

Pesë studiot në konkurim janë:  Andreas Perea Ortega – Madrid, Spanjë; Architecture Studio – Paris, Francë; BIG – Kopenhagen, Danimarkë; Search – Amsterdam, Holandë; Zaha Hadid Architects – Londër, Britani e Madhe.

Mendohet se sipërfaqja për xhaminë është 2.500 m2, ndërsa sipërfaqja për muzeun e Tiranës është 1650 m2.

Ndërkohë, në këtë kohë po bëhet prezantimi I projekteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›