E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu në Rrëshen, prezanton kandidatin e mazhorancës

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka ftuar banorët e qytetit të Rrëshenit që më 8 maj të votojnë Gjon Dedën për të vijuar punën me projektet e nisura për këtë qytet.
 

Gjatë prezantimit të kandidatit për këtë bashki, Fatmir Mediu tha se më 8 maj shtrohen për qytetarët dy alterantiva, ajo e projekteve për qytetarët dhe altenartiva e shpifjeve.
 

Për këtë arsye duke i ftuar banorët e Rrëshenit që të rimandatojnë Gjon Dedën në krye të kësaj bashkie ai tha se vetëm rruga e zotit është një e vetme, ndërsa projektet për qytetarët të paraqitura para qytetarëve nga koalicioni i mazhorancës janë të shumta.
 

Kryetari aktual i kësaj bashkie Gjon Deda rikanididon për drejtimin e saj nën siglën e koalicionit të “aleancës për qytetarin”. Përballë tij në këtë garë është Ndue Kola i koalicionit “aleanca për të ardhmen”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›