Skandali i pasaportes amerikane te Bashes. Perseri mashtrim

Kjo faksimile eshte derguar ne redaksite e mediave nga L. Basha se bashku me reagimin e noterit holandez i cili termin pasaporte amerikane ne kontraten e shitblerjes se shtepise se Bashes ne Utrecht e deklaroi si gabim qe kishte ardhur sipas tij sepse ne brendesi te pasaportes kishte nje vize amerikane.
Vete Basha e quajti me pare kete anomali ne nje kontrate te rendesishme me vlere mbi 200 mije euro si lapsus.
Basha as sot e kesaj dite nuk pranon te tregoje pasaporten me te cilen ka kryer kete blerje. Pasaporta sipas tij eshte shqiptare por ngaterresa ka ardhur per shkak te vizes amerikane. Ne vend te pasaportes Basha ka pranuar ti tregoje publikut vetem vizen amerikane qe ka ngaterruar ate dhe noterin ne perpilimin e kontrates ngaterrese e cila nuk qenka vene re as me pas ne Banke ne Kadaster ne marrjen e pronesise etj. Nuk eshte vene re as 10 vjet rresht derisa perfundoi ne faqet e shtypit shqiptar si nje deshmi jo e vogel ne vetvete sepse provon karakterin mashtrues te mbartesit.
Sidoqofte problemi duket se nuk mbaron ketu. Keto dite Shekulli ka ndermarre disa investigime mbi kete faksimile te derguar nga noteri holandez.
Dokumenti qe paraqitet me termin amerikan por qe pretendohet shqiptar ka numrin 0160138. Basha deklaroi qe ky eshte numri i nje prej pasaportave shqiptare qe ai ka pasur ne ate kohe. Ne sistemin shqiptar te pasaportave dalin dy pasaporta me kete numer.
Nje i takon shtetases Entela Syrja Hoxhaj lindur ne Permet dhe banuese ne nje fshat te Elbasanit e cila e ka deklaruar te humbur vite me pare. Tjetra eshte pasaporta qe pretendon Basha. Por kjo pasaporte ka skaduar ne dhjetor te vitit 2000 nderkohe qe veprimi noterial me kete pasaporte blerja e shtepise 450 mije gulden nga Basha eshte kryer ne dhjetor 2001.
Sipas faksimiles se derguar nga stafi i Bashes pasaporta eshte shtyre dy here dhe kohezgjatja e saj ka shkuar deri ne 2002.
Ne kushtet kur Basha nuk pranon me asnje menyre te beje publike vete pasaporten duhet te gjykojme nga faksimilja me te cilen ai pretendon shtyrjen e saj.
Ne kete faksimile shihet se autoriteti qe ka firmosur shtyrjen eshte Ambasada Shqiptare e Hages. Vula e kesaj perfaqesie ka firmen DB.
U interesuam kush ka qene ambasador gjate kesaj kohe ne kete ambasade. Ai eshte z. Qirjako Qirko. Telefonuam z. Qirko dhe e pyetem nese eshte kryer kjo shtyrje pasaporte ne Hage ne vitin 2000 e ne vitin 2001. Pergjigja ishte qe mund te kete ndodhur sepse beheshin dhjetera te tilla. E pyetem se kush i firmoste keto shtyrje.
Pergjigja ishte sigurisht qe ambasadori d.m.th. une. Vetem ambasadori mund ti firmoste. I thame atehere qe ne kete faksimile te vene ne dispozicion nga stafi i Bashes si prove e vlefshmerise se pasaportes eshte firma DB dhe a eshte kjo firma juaj.
Pergjigja e z. Qirko atehere ndryshoi. Tha qe mund ta kishte firmosur Bani. E pyetem cili eshte Bani dhe ai na tha qe eshte mbiemri i nje punonjesi te konsullates se asaj kohe por emri nuk i kujtohej pasi kane kaluar shume vjet.
U interesuam ne Ministrine e Jashtme dhe na thane qe Bani eshte zoti Durim Bani ish-punonjes ne konsullaten e Hages qe prej hapjes se saj ne vitin 1992 dhe qe nuk eshte kthyer me ne Shqiperi.
Shekulli e kontaktoi zotin Bani ne Holande. E pyetem nese kjo eshte firma e tij. Pergjigja e tij eshte tekstualisht si me poshte
Une kam mbaruar detyren ne ambasade me 30 qershor 2000 gje qe mund te verifikohet lehtesisht. Firma nuk eshte e imja sepse une nuk ve iniciale por shenoj shkronjen e emrit dhe mbiemrin. Gjithashtu une di aq anglisht sa te mos bej gabime ortografike qesharake ne dokument dhe te shkruaj exstended for extended.
E fundit ne kohen qe behej zgjatja e afatit te pasaportave kur une punoja ne ambasade ne perdornim nje si pulle me shkrim standard te gatshem validity extended until dhe jo me shkrim dore sic eshte bere aty...
Atehere ritelefonuam z. Qirko ish-ambasadorin. I thame qe ajo nuk eshte firma e z. Bani sic ai na deklaroi. Z. Qirko atehere dha versionin e trete mbi firmen ne shtyrjen e kesaj pasaporte misterioze Epo atehere duhet ta kete shtyre ndonje tjeter. Ju lutem mos me telefononi une jam punonjes i Ministrise se Jashtme.
Pra ambasadori qe fillimisht na tha qe i firmoste ai shtyrjet e me pas na tha se kete e ka firmosur Bani e qe me pas na tha qe e ka firmosur dikush tjeter nuk e pranon kete firme. Vete DB-ja nuk e pranon. Atehere cili zyrtar e ka bere kete shtyrje Dhe a eshte dora e nje zyrtari profesionist ne kete shtyrje pasaporte te mbushur sic shpjegon edhe vete z. Bani me gabime
Pas ketyre pergjigjeve ne i derguam zyres se z. Basha keto 3 pyetje lidhur me kete pasaporte qe nuk publikohet
1 - ku eshte shtyre kjo pasaporte e pretenduar ne komisariat apo ambasade
2 - nga kush eshte shtyre kush eshte titullari qe e ka firmosur shtyrjen
3 - kur eshte shtyre dhe sa here eshte shtyre datat afatet
Pritem pergjigje per dy dite por ajo nuk erdhi. Derguam nje gazetar ne zyrat e Bashes me faksimile ne dore. Personi i kontaktit telefonoi Bashen dhe i tha qe kane ardhur gazetare te Shekullit me keto pyetje mbi pasaporten. Pergjigja e Bashes ishte mbyllja e telefonit.
Ne keto kushte ne po e publikojme kete hulumtim lidhur me kete faksimile qe e komplikon edhe me tej situaten e mjegullt te kontrates mbi 200 mije euro te shtepise ne Holande.
Ne jemi shume te shqetesuar per paqartesite e shumta ne pronesite e z. Basha dhe deklaratat e tij zyrtare te pasurise. Ne te pakten tri raste mashtrimi eshte i provuar. Ne e gjykojme shume te rendesishme te dime si perfaqesues te publikut qe duhet te marre nje vendim elektoral nese Basha eshte nje individ mashtrues.
Pas 21 janarit ku eshte nje nder te akuzuarit per vrasjet e protestuesve opozitare Paktit Detar ku ka firmosur nje tradhti te provuar nga Gjykata Kushtetuese Rruges se Kombit ku jane zhdukur mbi 200 milione euro te provuara nga KLSH e kaluara e tij ne Holande dhe Kosove eshte nje tjeter deshmi e forte publike qe nuk mund te kaloje sikur asgje nuk ka ndodhur.
Galeri foto
Foto 1 Faksimile e vizes amerikane qe ngaterroi njekohesisht noterin dhe Bashen ne kontraten e dhjetorit 2001 dhe fleta e shtyrjes se pasaportes me vule te ambasades se Hages.
Foto 2 dhe 3 Numrat dhe kohezgjatja e 7 pasaportave te Lulzim Bashes
Foto 4 Ish-ambasadori Qirjako Qirko
Foto 5 Konsulli Durim Bani