E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e re dhe plani urbanistik sot ne Keshillin Bashkiak

Qender - Qyteti Studenti linje e vecante per studentet Ne keshill vendimi per krijimin e Bordit per Artin dhe Kulturen

Sot Keshilli Bashkiak pritet ti hape driten jeshile nisjes zyrtare per hartimin e planit urbanistik te Tiranes dhe ngritjes se komisionit per ndertimin e xhamise se re. Vendimet jane futur ne rendin e dites per te qene edhe pjese e diskutimeve ne mbledhje dhe ne rast se marrin OK-in atehere zyrtarisht nis edhe puna. Zedhenesja e Bashkise se Tiranes znj. Anila Bisha ne nje dalje publike deklaroi rendin e mbledhjes qe do te mbaje sot Keshilli Bashkiak ku pervec planit urbanistik dhe xhamise pritet te miratohet edhe projekti per sheshin Skenderbej dhe disa vendime te tjera qe prekin studentet dhe kryeqytetasit.

Projektet

Per sa i perket planit urbanistik mesohet se sot gjate mbledhjes do te propozohet zyrtarizmi procesit te hartimit te ketij plani. Ne baze te ketij plani do te ndertojme nje qytet me te mire per te jetuar punuar dhe argetuar. Ne zemer te ketij plani do te jete perpjekja per te permiresuar trafikun dhe parkimin krijimin e me shume hapesirave te gjelbra per qytetaret si dhe rritjen ekonomike duke ndare tregun ne zona dhe vendosur rregulla te ndershme per zhvillim te sigurt dhe te qendrueshem - u shpreh zedhenesja Bisha. Ndersa projekti tjeter ka te beje me krijimin e komisionit per ndertimin e xhamise se re. Ky komision do te perfshije zerin e qytetareve ne procesin e ndertimit te saj dhe perbehet nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman te institucioneve qendrore dhe vendore.

Vendimet

Nje tjeter vendim qe prek direkt jeten e studenteve pas hartimit te kartes se studentit. Bashkia e Tiranes ka propozuar krijimin e nje linje urbane e cila do te shtrihet nga qendra deri ne Qytetin Studenti. Kjo linje do tu krijoje studenteve lehtesi ne qarkullim dhe do te ofroje sherbimin ne perputhje me Karten Bashkiake te Studentit. Po keshtu Bisha tha Kryetari i bashkise do te paraqese dhe nje projekt per tu siguruar qytetareve sherbim me eficent dhe me te mire ne kopshte e cerdhe ne parqet dhe hapesirat clodhese dhe ne qendrat kulturore te Tiranes. Keto ndryshime do tu kursejne qytetareve 1 milion dollare ne vit dhe kjo eshte pjese e angazhimit te kryebashkiakut per uljen e barres fiskale per llogaridhenie ne qeverisje dhe per mbrojtjen e taksave te qytetareve. Gjithashtu sot do te paraqitet ne keshill nje projekt qe ka te beje me fuqizimin e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit nga spekulimet dhe mashtrimet. Nje tjeter projekt eshte ai per rehabilitimin e qendres se qytetit pasi qendra eshte me shume sesa hapesira fizike qe ajo ze eshte nderlidhese e lagjeve te ndryshme dhe eshte projektuar per te ndihmuar qytetaret ne jeten e tyre te perditshme. Projekt tjeter qe i propozohet keshillit eshte edhe ai qe ka te beje me krijimin e Bordit per Artin dhe Kulturen qe do te kete si detyre miratimin e fondeve ne kete fushe cka do te sjelle permiresimin e cilesise se jetes ne qytet. Krijimi i ketij keshilli eshte nje hap perpara ne premtimin e z. Basha per te investuar ne art dhe kulture dhe per ti vendosur artistet ne vendin qe ata meritojne ne krye te ketij angazhimi. Ne kete keshill marrin pjese emra te njohur te artit e kultures si Ali Oseku Timo Flloko Vikena Kamenica Arben Skenderi Gent Korini Erfort Kuke Parid Teferici Genc Cocoli Yllka Mujo Kreshnik Tartari Marjeta Zace Mico Papadhopulli Bujar Shehu. Shtate projektet e propozuara per te kaluar sot ne keshill zedhenesja Bisha i cilesi si projekte qe kane te bejne me perpjekjet per te krijuar vende pune per te ndertuar nje Tirane moderne evropiane per te permiresuar sherbimet e qytetit dhe per te perfshire zerin e qytetareve ne qeverisje. Ne thelbin e tyre keto projekte synojne zgjerimin e transportit publik kursimin e parave te qytetareve investime ne art dhe kulture fuqizimin e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit pra angazhimin e kryetarit te bashkise per te ndertuar nje qytet me te mire sot dhe per brezat e ardhshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›