Xhamjakë, banda e armatosur vret 8 persona
Persona të armatosur kanë vrarë 8 njerëz në Xhamajkë, ku dyshohet se vrasjet janë kryer nga një bandë e armatosur në ishullin turistik të Karaibeve, thanë zyrtarët e policisë.
Më pas policia ka qëlluar 2 prej vrasësve të dyshuar për vdekjet në perëndim të kryeqytetit Kingston.
Gjithashtu një kishe i është vënë zjarri në ishullin, që ka numrin më të lartë të vrasjeve për frymë në botë.
Në sulmin e parë të kësaj bande, ata vranë një nënë së bashku me 2 vajzat e saj të moshave 24 dhe 11 vjec, si dhe një djalë 16 vjecar. Më pas ata sulmuan një tjetër shtëpi, ku vranë një burrë të moshuar dhe 3 nipërit e tij të vegjël.
Policia tha se 2 te vrarët janë anëtarë të organizatave të dyshuara të bandave shpërndarëse të drogës dhe armëve. Ndërkohë që 5 anëtatë të tjerë të kësaj bande janë në kërkim.
Vrasjet sipas analistëve ka mundësi të ngjallin debatin mbi atë nëse parlamenti duhet ta zgjaste apo jo gjendjen e jashtëzakonshme në vend të shpallur në Maj, kur forcat e sigurimit u përleshën me bandat e armatosura, që janë dhe shpërndarës të drogës.
Qeveria e kryeministrit Bruce Golding nuk ka marrë mbështetje të mjaftueshme në vota në parlament për të zgjatur masat emergjente.
Kreu i dyshuar i bandave xhamaikane Christofer Koks, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në qershor , dhe akuzohet nga prokurorët e SHBA, për vrasjen e qindra njerëzve gjatë luftërave për pushtet në shpërndarjen e kokainës në Xhamaika të viteve 1980.
Ai nuk e ka pranuar fajin, dhenëse shpallet fajtor do të vuajë burgim të përjetshëm .
Para se të arrestohej Kokes, në qershor, në Xhamaika u vranë 76 njerëz nga zonat e varfra të kryeqytetit, në katër ditë përleshje të bandave me forcat e policisë.
Por banorët e këtyre zonave të varfra më pas akuzuan forcat e policisë për abuzime gjatë kontrolleve.
Amnesty Internaional bëri thirrje për hetim të plotë të numrit të lartë të të vdekurve civilë.