E Shtunë, 31 Tetor 2026

40 mijë shqiptarë kanë pushuar jashtë vendit



Shkon në më shumë se 40 mijë numri i shqiptarëve që kanë kryer pushimet e tyre te verës jashtë vendit përmes paketave turistike. Ashtu si dhe një vit më parë , destinacioni i preferuar i shqiptarëve mbetet Turqia , por pa përjashtuar këtu edhe Egjiptin. Ndërkohë , kërkesa ka patur edhe per bregdetin e Malit të Zi dhe Kroacisë. Sipas kryetarit të unionit të operatorëve turistik Sadik Malaj, deri më tani, janë regjistruar më shumë se 40 mijë qytetarë shqiptar që kanë kërkuar nga operatorët turistik të udhetojnë jashtë vendit dhe ky numër është më i madh krahasuar me nje vit më parë.

Ndërkohë ka pasur dhe shumë kërkesa për të vizituar vende të tjera turistike , europiane apo dhe më tej , por problemet me vizat kanë bërë që operatoret turistikë të mos ofrojnë shumë paketa turistike për këto vende.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›