E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani: Daja? Trajner amator

Nuk ka ngurruar te flase pas ndeshjes edhe presidenti i te kuqve, Albert Xhani. Sipas tij, skuadra meritonte shume, por, gjithsesi, do te fokusohet ne kampionat. "Ishte nje ndeshje e mire. Ne pjesen e pare skuadrat ishin te barabarta, ndersa ne te dyten dominuam ne. Vetem fati dhe Kotorri e shpetoi Dinamon. Duhej te kishim shenuar dhe mund te ishim kualifikuar, por futbolli i ka keto. Jam shume i kenaqur nga loja e djemve dhe u them qe te vazhdojne keshtu deri ne fund". Me pas, presidenti i te kuqve fokusohet tek "armiku" i Devollit, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i cili e kercenoi publikisht gjirokastritin se do te ngrinte padi penale kunder tij. "Daja? E c'mund te them per nje trajner endacak qe rri 10 ndeshje ne cdo skuader dhe qe ka fituar nje titull kampion ashtu sic te gjithe e dime ne". Me pas dy fjale edhe per te ardhmen e Partizanit. "Skuadra eshte ne rruge te mbare. Do te luftojme per titullin kampion e do te bejme me te miren deri ne fund".
Daja: Padi kunder Devollit
Shume i irrituar ka qene trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i cili ra viktime e grushteve dhe te shkelmave te Bledar Devollit. Daja ka deklaruar se do te ngreje padi penale ndaj Devollit dhe kete e ben vetem per te mbrojtur institucionin e trajnerit, qe fare qarte u shemb dje. "Goditjet e Devollit? Me ate nuk merrem. Do te ngre padi penale ndaj atij lojtari. Vetem keshtu do te mbrohet institucioni i trajnerit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›