Dortmundi kërkon Casillas
Vazhdojnë spekulimet rreth të ardhmes së Iker Casillias larg Santiago Bernabeut. Situata e tij tek Real Madrid ka zgjuar interesin e ekipeve të mëdha europiane. Pas Arsenalit dhe Milanit, interes për portierin e madrilenëve po shfaq edhe Borussia Dortmund.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, skuadra nënkampione e Bundesligës dhe Europë, e drejtuar nga Jurgen Klopp po kërkon që spanjollin ta marrë në merkaton e janarit dhe kontaktet e para mes klubit gjerman dhe Casillas janë realizuar tashmë.
Botërori i Brazilit është shumë pranë dhe Casillas është i shqetësuar për qëndrimin në stol. 31-vjeçari kërkon një skuadër ku të luajë si titullar në mënyrë që të mos rrezikojë mos grumbullimin nga Spanja.
Në lidhje me këtë çështje, Zidane deklaroi: “Nuk besoj se Casillas dëshiron të largohet. Gjithsesi, do të flas personalisht me të”.
Ndërkohë interesant është edhe reagimi i të fejuarës së tij Sara Carbonero: “Nuk e di nëse im bir do të lindë në Spanjë apo jashtë saj”.
Më 22 Dhjetor 2012, Iker Casillas u la ne stol nga Jose Mourinho dhe u zëvendësua nga Antonio Adan në ndeshjen e La Liga kundër Magala.
Gjatë sezonit 2012-2013 Iker Casillas fitoi për të pestën herë IFFHS Best Goalkeeper Aëard duke u bërë portieri i parë në histori që e fiton kete trofe pesë here.