Totti pranë rinovimit me Romën
Pas zërave të shumtë gjatë merkatos së verës dhe ofertave të ardhura në drejtim të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francesco Totti ka gjetur më në fund akordin me Romën për rinovimin e kontratës së tij. Ka qenë deçiziv takimi i djeshëm mes Drejtorit të Përgjithshëm të klubit Mauro Baldissoni dhe agjentit të lojtarit në studion Tonucci.
Kapiteni do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të përfitojë rreth 3 milionëeuro në sezon, një shifër më e ulët nga ajo çka përfiton tani (4,8 milionë euro në sezon), çka tregon se dashuria e Tottit për fanellën verdhekuqe vlen më shumë se ana financiare.
Por përveç kontratës 2-vjeçare, Totti dhe Roma do të nënshkruajnë edhe një tjetër kontratë, e cila e bën kapitenin ambasador të Romës nëpër botë për 5 vitet e ardhshme. Për zyrtarizimin e këtyre pritet rikthimi në Itali i presidentit James Pallotta.
Kështu Francesko Totti do të luaj deri në moshën 40 vjecare me klubin verdhekuq duke u shëndrruar në një legjend të vërtet. Ai do të luaj këtë sezon sezonin e 22-të me klubin kryeqytetas dhe ka zhvilluar deri tani 580 ndeshje duke shënuar plotë 282 gola ndërsa me Italinë ka luajtur 58 ndeshje duke shënuar 9 gola.