Xhef Golub me albumin e tij te ri The Thrill Is Gone

Viti 2011 ka qene si nje xhiro me rollokoster per kitarristin e muzikes xhaz dhe bluz Xhef Golub i cili pasi humbi plotesisht shikimin nxori ne treg albumin e tij te ri. Ne vazhdim ju njohim me kete album dhe njekohesisht me sfidat e artistit per te arritur suksesin e tij
Xhef Golub u be i famshem duke i rene kitarres krahas me yjet muzikes rok Rod Stewart dhe Billy Squier. Ai ka regjistruar 9 albume solo ka qene drejtuesi i grupit dhe ka zhvilluar rregullisht turne ne te gjithe boten. Te kesh nje karriere te suksesshme dhe njekohesisht te krijosh familje duhet qe te jesh nje njeri i ekulibruar por tani pas 30 vjet karriere te suksesshme muzikore Xhef po ndeshet me sfiden me te madhe qe patur deri me sot te qenit i verber.
lt--AV--gt
Ai thote se u diagnostikua me demtimin e nervit optik por mjeket i thane se mundesia qe ai te verbohej plotesisht ishte e vogel.
Humba shikimin ne syrin e djathte me mendova OK shume njerez vazhdojne te jetojne njelloj edhe me nje sy. Nuk u tregova njerezve per kete. Por ne fund te qershorit dhe fillim te korrikut fillova te kem problem edhe me syrin e dyte. Atehere vendosa tu tregoj njerezve sepse e dija se gjendja ime do te keqesohej. Pra nuk kisha si ta fshihja me kete fakt. Mjeket me thane se 10 deri ne 15 per qind e njerezve qe u demtohet nervi optik ne sy fillojne te kene te njejtin problem dhe me syrin tjeter. Mendova se do te isha me fat por kjo nuk ndodhi.
Xhef dhe grupi i tij muzikor vazhduan punen me regjistrimin The Three Kings qe i kushtohet heronjve te tij te muzikes blues kitarristeve Albert Fredi dhe B. B. King. Ne album perfshihen edhe pianisti i madh Henry Butler i cili u verbua kur ishte 3 muajsh si dhe solisti dhe bateristi Josh Dion kitarristet e tjere Sonny Landreth dhe Robben Ford. Po degjoni tani kengen Let the good time roll
Jef kohet e fundit interpretoi ne koncertin Friends of Jeff Golub ku moren pjese nje numer i madh artistesh me synimin per te mbledhur fonde per te paguar shpenzimet mjekesore per artistin e verbuar. Ai thote se megjithe gjendjen e tij ai synon ta jetoje jeten plotesisht.
Keto e bej edhe sepse kam femije dy djem nje 8-vjecar dhe nje 10-vjecar. Ata kane nevoje per mbeshtjetjen time dua te marrin forcen nga une babai i tyre.
Jeni duke degjuar tani interpretimin nga grupi i Xhef Golubit. Kengen Every day I have the blues te perfshire ne albumin The Three Kings.