E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhejms Belushit i jepet nënshtetësia shqiptare

Në mbrëmjen gala të organizuar nga kompania "Eagle Mobile" e cila e ka përzgjedhur aktorin e famshëm si imazhin e ri të kompanisë, ishin të ftuar politikanë, diplomatë, drejtues të medias, etj. 

“Një njeri kaq i madh sa Xhejms Belushi kurrë nuk mund të kërkojë vlerësim apo auto-vlerësim. Kështu që e vlerësuam ne. E vlerësoi i gjithë populli, miqtë e tij artistë, miqt e tij të thjeshtë dhe natyrisht që e nderojnë të gjithë spektatorët botërorë. Por për ne ishte një vlerësim tepër i veçantë, sepse gjithmonë kishim parë te Xhejms Belushi atë lloj emocioni kur thoshte: ‘Unë jam shqiptar.’ Prandaj ne krenohemi me të, edhe sot pas një viti, ju jeni krenaria e kombit tonë”, u shpreh Presidenti Topi.

Vetë aktori është shprehur i lumtur që më në fund mund ta thotë me plot gojën që është shqiptar.

“Jam me të vërtetë i lumtur që jam sonte këtu me ju! Gjithmonë e them që unë jam shqiptar, por sot jam me të vërtetë shqiptar! Jam shumë i lumtur për këtë gjë! Sa herë që takohem me Presidentin e Republikës, ai gjithmonë më nderon me ndonjë dhuratë shumë të bukur nga ky vend i mrekullueshëm. Sonte më është rezervuar një dhuratë tepër e veçantë dhe tani që jam zyrtarisht shqiptar, dhe ajo që e bën zyrtare nuk është thjesht kjo ceremoni, por këtë vit do të paguaj edhe taksat këtu”, theksoi Belushi.

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›