E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitin e ardhshëm do të rritet kërkesa botërore për naftën

Në një raport të përmuajshëm, agjencia, që këshillon 28 ekonomitë e industrializuara, rriti parashikimet e saj për kërkesën globale për naftë për vitin 2010 në 1,42 milionë fuçi në ditë, rreth 150 mijë fuçi nafte në ditë më tepër se parashikimi i saj i mëparshëm.
    
Vitin e ardhshëm kërkesa për naftë pritet të jetë rreth një mesatareje prej 86,05 milionë fuçi nafte në ditë, që reflekton parashikime ekonomike më optimiste nga Organizata e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të dhëna më të larta nga Amerikat dhe Azia, thuhej në raport.
    
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) prodhoi më tepër naftë në shtator se në gusht, duke e çuar shkurtimin e premtuar të prodhimit të naftës në 62 për qind, deklaroi agjencia.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›