E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër ministri maqedonase kanë keqpërdorime

Deputetët e partisë qeverisëse VMRO DPMNE nuk lejuan të premten zhvillimin e një mbledhje të një komisioni në parlament ku Revizioni Shtetëror do të duhej të prezantont parregullsitë që ka gjetur në Ministritë e Jashtme dhe të Transportit.

Më herët, ky institucion tha se parregullsi ka patur edhe në ministritë e Punës dhe të Drejtësisë.

Nga qeveria nuk ka pasur reagime, ndërkohë ministritë nëpërmjet komunikatave kanë thënë se puna e tyre është e bazuar në ligj.

Por Prokurori i Përgjithshëm, Lupço Shvrgovskli tha se është duke hetuar shqetësime te ngritura nga revizori shtetëror.

Revizorët në raportet e tyre për punën e ministrive thonë se në katër prej tyre janë harxhuar disa milionë euro në mënyrë jo të rregullt dhe kundër ligjore. / bbc/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›