Xhelaj: Plotësohen kuotat tek degët e Mjekësisë, Arkitekturës dhe Stomatologjisë

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Degët e Mjekësisë, Arkitekturës, Stomatologjisë dhe Akademinë e Sigurisë nuk kanë më vende të lira, pasi që në fazën e parë të regjistrimit kuotat janë plotësuar 100%.
Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha sot për mediet se “Mjekësia, që ka qenë e para që ka realizuar kuotat pothuajse brenda fazës së parë, Arkitektura ka pasur ecuri shumë të mirë i ka realizuar dhe kuotat 100%. Stomatologjia tek Universiteti i Mjekësisë gjithashtu është në masën 98%. Dy Akademitë, ajo e Mbrojtjes dhe ajo e Sigurisë, i kanë realizuar kuotat në masën që 100%”.
Ndryshe nga vite më parë ku dega e Matematikës ka pasur interes të ulët, këtë vit numri i të rinjve që e kanë zgjedhur është më i lartë.
“Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë ka një ecuri të mirë. Kemi degë që deri dje të thoja kishte problematika, por sot kryesojnë. Marrim rastin e Matematikës, që ka mbi 40% të kuotave të realizuara brenda tri fazave të para”, tha Xhelaj, duke shtuar se dega e Ekonomikut në rang vendi ka 13% të regjistruar.
Aktualisht 11.500 nxënës janë regjistruar në rang vendi për të ndjekur studimet e larta, ndërsa mbi 18.000 kuota janë ende bosh.
“Jemi mbi 50% të regjistrimeve. Kuotat diku kanë qenë rreth 30 mijë. Duhet të kemi parasysh që në total duke qenë se formularin A1/A1 Z e kanë plotësuar nga 30 mijë maturantë”, tha Xhelaj.
Universiteti i Tiranës kryeson me numrin më të lartë të nxënësve të regjistruar në Shqipëri, i ndjekur nga ai i Durrësit.
/k.s/r.e/