E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelozia, 44-vjeçari i pret damarët gruas me thikën e bukës

Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen "Sheq i madh" të qytetit të Fier. Viktima, nene e dy fëmijëve ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në spital. Policia arreston bashkëshortin disa minuta pas vrasjes. 

FIER- Një 44 vjecar ka tentuar të vrasë bashkëshorten duke i prerë damarët e duarve. Ngjarja ndodhi mbrëmë në banesën e familjes Zoto, në lagjen "Sheq i madh" të qytetit të Fierit. Autori i krimit është 44-vjeçari Elmaz Zoto, ndërsa viktima, bashkëshortja e tij e nëna e dy fëmijëve, 37-vjeçarja Silvana Zoto.

Policia ka arrestuar autorin i cili ka pranuar krimin, ndërsa 37 vjecarja ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. 44 vjecari Elmaz Zoto pasditen e djeshme ka ardhur nga puna dhe në shtëpi ka nisur debatin me bashkëshorten e tij, duke e akuzuar për tradhti. Më pas ka nisur ta qëllojë atë dhe ta tërheqë zvarrë nëpër korridor deri tek kuzhina në hyrje të ndërtesës. Aty ka rrëmbyer nga tavolina thikën e bukës dhe me të i ka prerë damarët e duarve. Pasi ka kryer krimin autori është larguar nga shtëpia. Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar britmat e Silvanës, dhe më pas e kanë dërguar në spital në gjendje koma. Mjekët thonë se 37 vjecarja është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vlerën e provës materiale, policia ka administruar thikën e bukës me të cilën autorikreu krimin, si dhe bëri ekspertizën e vendit të ngjarjes. Zoto akuzohet për veprën penale të "vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë"
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›