Incidenti me të verbërit, Dobjani: Ndëshkim gardistëve
Avokati i Popullit i shkruan letër Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi dhe i kërkon penalizimin e personave që nuk kanë reaguar në incidentin me të verbërit që protestonin dy ditë më parë,para Kryeministrisë.
TIRANE-Avokati i Popullit, Ermir Dobjani kërkon ndëshkimin e menjëhershëm të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, që u treguan indiferentë ndaj aktit kafshëror të biznesmenit Pëllumb Borshi, i cili dhunoi dy ditë më parë disa gra të verbra e të moshuara që protestonin para Kryeministrisë.
Në një letër zyrtare drejtuar dje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi dhe Komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, Avokat i Popullit rekomandon, “identifikimin e punonjësve të Policisë dhe Gardës, të pranishëm në vendin e ndodhjes së kësaj vepre penale që nuk reaguan për kapjen e autorit të saj si edhe dhënien ndaj tyre të masave disiplinore sipas ligjit”.
Sipas Dobjanit, punonjësit e këtyre organeve shtetërore kanë shkelur rëndë Kushtetutën, ligjin për të verbrit dhe atë për Policinë e Shtetit, pasi “në vend që të merrnin në mbrojtje të verbrit e dhunuar, përgëzuan agresorin e tyre. Ky qëndrim është jo vetëm i pamoralshëm, jo etik dhe ul imazhin e shtetit, por në të njëjtën kohë ai është edhe i kundërligjshëm dhe i dënueshëm”. Ai thekson gjithashtu faktin që, për sa kohë vepra u krye ndaj personave të verbër, të cilët nuk kanë mundësinë e identifikimit fizik të autorit, i shton detyrimet policisë për të vepruar menjëherë në kapjen e tij.
(s.g/GSH/BalkanWeb)