E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çerdhet e kopshtet, hapur edhe në verë

Vendimi është marrë nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve dhe i vjen në ndihmë prindërve që janë në punë dhe nuk kanë mundësi ku t'i lënë fëmijët e tyre. 

TIRANE-Çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës do të jenë hapur për fëmijët edhe në sezonin e verës, pra nuk do të mbyllen në muajin gusht, siç është praktikuar vitet e mëparshme. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, e cila në 26 qershor 2008 u ka paraqitur një shkresë të gjitha çerdheve dhe kopshteve të kryeqytetit. Urdhri është ai i një viti më parë dhe ende nuk dihet nëse do të jetë në fuqi edhe për këtë vit.

Bashkia e Tiranës, vitin e kaluar ka marrë vendimin që çerdhet e kryeqytetit të mos mbyllen në muajt e verës, për faktin që t'u vinë në ndihmë prindërve që janë në punë dhe nuk kanë mundësi ku t'i lënë fëmijët e tyre. Një tjetër vendim i marrë nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, ktheu ditën e shtunë në ditë pune për kujdestaret e çerdheve prej dy vjetësh. Vendime nuk janë pritur mirë nga punonjësit e këtyre institucioneve.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›