E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelozia, gruaja vret me sëpatë burrin në Burrel

Share

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa një grua ka vrarë bashkëshortin e saj me sëpatë.

Luke Doçi, 40 vjeç, rreth ores 23:00 të mbrëmjes së të hënës ka qëlluar me sopatë bashkëshortin e saj Vladimir Doçi, 50 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Burime pranë policisë bënë me dije se vrasja mund të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie, pasi dyshohet se viktima kishte marrëdhënie me një vajzë të re 18-vjeçare. Madje, sipas burimeve të policisë, ai e ka çuar vajzën në shtëpi dhe e ka mbajtur për disa ditë, çka duket se ka sjellë edhe irritimin e gruas, e cila ka kryer krimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›